Kina në alarm, po përhapet virusi që vrau 800 persona

19/01/2020 11:14

Kina raportoi 17 raste të tjera të pneumonisë të Dielën, duke shkaktuar shqetësime tek njerëzit ndërsa vendi po përgatitej për të festuar vitin e ri kinez, dhe si gjithmonë priten me miliona vizitorë.

Tre prej pacientëve janë të sëmurë rëndë, sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar nga sëmundja  ka shkuar në 62, ku 2 kanë vdekur.

Pas paralajmërimeve nga Organizata Botërore e Shëndetit për një shpërthim më të gjerë, autoritetet e aeroportit në Shtetet e Bashkuara, si dhe shumica e vendeve aziatike, përfshirë Japoninë, Tajlandën, Korenë e Jugut, Singaporin dhe Malajzinë, po ekzaminojnë pasagjerët nga Wuhan. Virusi i ri është nga i njëjti familje e madhe e koronavirusëve që përfshin Sindromën e Rënda Akute të frymëmarrjes (SARS), e cila vrau gati 800 njerëz globalisht gjatë një shpërthimi 2002/03 që filloi gjithashtu në Kinë.

Edhe pse ekspertët thonë se virusi i ri nuk duket të jetë aq vdekjeprurës sa SARS, dihet shumë pak rreth origjinës së tij dhe sa lehtë mund të përhapet.

Tajlanda dhe Japonia kanë konfirmuar rastet e virusit, të gjithë përfshirë njerëz që kanë udhëtuar nga Wuhan.

Top Channel