Humbi 2 nipërit në tërmetin e 26 nëntorit, xhaxhai bën falenderimin prekës për këngëtarin e njohur

19/01/2020 00:01

Historia e fundit që mbylli puntatën e parë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e vëllezërve Abazi nga qyteti i Gjilanit.

Shemsedi dhe Isa Abazi humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin e Durrësit. Vëllezërit ishin me profesion mekanik makinash dhe çdo javë udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tyre. Ata ishin të martuar dhe paratë që fitonin i dërgonin për të ndërtuar shtëpinë në Gjilan. Fatkeqësisht ëndrra e tyre për të ndërtuar një shtëpi të madhe mbeti përgjysmë dhe lanë pas 6 fëmijë të vegjël.

Në studio kishte ardhur xhaxhai i tyre, Ramadan Abazi për të falenderuar publikisht një ndër artistët më të dashur të muzikës shqiptare, këngëtarin Ermal Fejzullahu. Në momentin kur Ermal Fejzullahu ishte njohur me historinë e vëllezërve Abazi kishte dhuruar një shumë prej 100000 eurosh për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Duke qenë se dhimbja e prindërve për dy vëllezërit Abazi ishte e madhe, si përfaqësues i familjes në vend të tyre kishte ardhur xhaxhai, Ramadani. Ermal Fejzullahu, i prekur nga ky gjest, u shpreh se shqiptarët janë një popull me zemër të madhe dhe këtë e treguan me solidaritetin e tyre në këtë tragjedi.

Top Channel