Terminali i ri i Tiranës/ Të gjitha linjat urbane vendosen në zonën pranë kthesës së Kamzës

18/01/2020 19:28

Autobusët që transportojnë qytetarët nga qytetet e jugut dhe veriut do të parkohen tanimë në terminalin e ri që është provizor,pranë kthesës së Kamzës.

Që prej 4 ditësh, të gjithë autobusët e këtyre linjave do të stacionohen në këtë hapësirë.

Pasi zbresin në këtë stacion,qytetarët mund të marrin autobusët e linjës së Institutit apo Kamzës, për të mbërritur më pas në qendër të Tiranës.

Zhvendosja e autobuseve në këtë terminal u bë për të liruar hapësirën pranë ish-doganës, për projektin që po zbatohet për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës. Ndërkohë që ky terminal do të rindërtohet.

Zgjerimi i kësaj hapësire ka nisur për të krijuar mundësi edhe për parkimin e autobusëve gjatë orëve të natës. Ndërkohë që brenda këtij viti do të ndërtohet edhe terminali për linjat e autobusëve të juglindjes dhe ato ndërkombëtarë, si Turqia, Greqia, Maqedonia, të cilat do të stacionohen në Farkë. /Alma Demiraj/

Top Channel