Romelu Lukaku reklamon krevatin e tij 3.6 metra. Fansat pyesin: Përse aq të gjërë? (Foto)

18/01/2020 11:58

Lojtari i Inter nuk është bërë lajm vetëm për golat që bën, por edhe për krevatin shumë të madh në të cilin fle në shtëpinë e tij

Ai reklamoi në Instagram shtëpinë e tij të re dhe krevatin dhe komentet e shokëve të ekipit ishin epike. Mbrojtësi i Interit dhe Italisë Andrea Ranocchia i shkruan se krevati i Lukakut ishte për të paktën 15 persona. Përse një krevat aq të madh? Ndërsa fansat e ekipit gjetën rast të bënin humor me lojtarin e ekipit të tyre.

Në fund gjithçka rezultoi të ishte një reklamë. Futbollisti kishte marrë një krevat dhuratë nga një kompani amerikane e cila edhe e ka paguar për foton e tij sipër shtratit gjigand.

Ja fotot:

FOTO GALERI
1/13

Top Channel