Policia në Paris arrestoi sot më shumë se 30 persona pas përleshjeve me demonstruesit, në protestën e fundit të lëvizjes së jelekverdhëve.

Transmetuesi Franceinfo raportoi se në stacionin hekurudhor Gare de l’Est tensionet ishin të larta dhe protestuesit i vunë flakën kazanëve të plehrave, si dhe thyen dritaret.Lëvizja e jelekverdhëve, e quajtur kështu nga jelekët e verdhë që veshin, ka organizuar protesta kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron për më shumë se një vit.

Top Channel