Familja Jangozi është një ndër familjet e Thumanës qër fat të keq mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Z. Sali erdhi në program për të falenderuar dhe për t’i shprehur mirënjohjen bashkëshortes së tij, Resmijes.

Saliu dhe Resmija kishin punuar dhe kursyer vazhdimisht për të ndërtuar shtëpinë në të cilën banonin. Fatkeqësisht shtëpia për të cilën kishin sakrifikuar gjithçka për 40 vjet u shkatërrua brenda disa sekondave, duke i detyruar ata që të jetojnë në çadër. Pavarësisht çdo problemi, z. Sali nuk e kishte humbur forcën për të vazhduar përpara.

Për këtë arsye ai ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i dhënë një mesaazh Resmijes që jeta vazhdon dhe se ata duhet të shohin vetëm përpara.
“Që nga 26 nëntori unë shoh se ti je akoma e shqetësuar, por duhet të falenderojme Zotin që jemi akoma gjallë. Prandaj ngrije kokën lart dhe bëhu e fortë sepse ne do ja dalim përsëri!”,- ishin fjalët e tij.

Autorja e peogramit Arbana Osmani në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” kishin rezervuar një surprizë të jashtëzakonshme për çiftin nga Thumana. Drejtori i këtij Fondacioni, Shaqir Palushi i premtoi publikisht Saliut dhe Resmijes që brenda disa muajve do t’u ndërtohet një shtëpi e re.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel