Jo larg Beogradit, në Serbi ndodhen disa fshatra shqiptare, për të cilat është folur gjithmonë shumë pak.

Madje kamera e një televizioni shqiptar nuk ka qenë asnjëherë në këtë vend. Janë fshatra shekullore të cilat megjithatë jane fshirë nga çdo regjistër që tregon shqiptarët në Serbi. Ata zyrtarisht nuk ekzistojnë.

Një kërkim i vështirë me policinë serbe që ndalon grupin e Top Channel.

Sonte ne 20:10 “Gjurme Shqiptare” e gazetarit Marin Mema do të zbulojë një realitet të harruar, fakte e dëshmi që gjithmonë janë mbajtur të mbyllura. Përse askush nuk flet për fshatrat shqiptare në zemër të Serbisë?

 

 

Top Channel