Straver në gjendje të rëndë, tjetër aksident në garën e Dakar

17/01/2020 11:04

Pas aksidentit të frikshëm që i kushtoi jetën Paulo Gonkalvesh në etapën e 7, Rally Dakar regjistroi një tjetër ngjarje të tillë që ka plagosur rëndë një pilot te motorët.

Në ndalesën e 11 të garës saudite, holandezi i skuadrës së KTM, Eduin Straver humbi kontrollin dhe u përplas dhunshëm. Tani 48 vjecari ndodhet në gjendje të rëndë dhe sipas mjekëve në spitalin e Riadit, situata është kritike pasi vuajti një infarkt kardiak dhe thyerjen e një vertebre cervikale.

Etapa e 1 e Rally Dakar rihapi ndërkohë diskutimin për titullin final te motorët pasi suksesi i kiliani Pablo Kintanija ka zvogëluar me 12 minuta hendekun e tij me kryesuesin Riki Brabek.

Edhe te makinat është ringjallur diskutimi për titullin kampion falë veteranit Stefan Peterhansel. Francezi që po finalizon garën e 14 në karrierën e tij në shkretëtirë, preu finishin i pari dhe tani është 10 minuta kohë, larg liderit në renditjen e përgjithshme Karlos Sainz dhe vetëm 6 sekonda diferencë nga vendi i dytë.

Top Channel