“S’ka prova për 500 mijë dollarë nga PD”/ Vendimi që shfajësoi Bashën, Gjykata rrëzoi akuzën për fondet e lobimit

17/01/2020 14:50

Është zbardhur vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila pushoi procesin ndaj kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit në SHBA.

Në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nisur nga ç’deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti.

“Nuk ka asnjë aktmarrëveshje mes Muzin dhe Partisë Demokratike. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë Biniada Trade.”
  Rrëzohet akuza për Bashën/ Lobimi rus, prokurorët përplasen para gjykatës për falsifikimin e dokumenteve

FOTO GALERI
1/35

Top Channel