Katër shtetas të huaj janë proceduar nga Policia Kufitare e Sarandës pasi hynë në kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Ditën e djeshme, pranë në pikën e kalimit Qafë Botë janë konstatuar 4 persona të huaj (3 prej tyre me shtetësi rumune ndërsa tjetri me shtetësi hungareze) , të cilët pas kontrollit të dokumentacionit përkatës, ka rezultuar se ishin të falsifikuara.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Top Channel