Mediat greke kërkojnë që të shpallet ‘non grata’ gazetarja e Top Channel, bëri emisionin me temë: “Derviciani, fshati që refuzon shqipen”

17/01/2020 20:06

Në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë” me moderatore Ilnisa Agollin më 11 janar ishte një temë mjaft e ndjeshme “Derviciani, fshati që refuzon shqipen”.

Derviciani ndodhet në zonën e Dropullit në Gjirokastër dhe ngjall jo pak interes për t’u vizituar.

E çuditshme është se aty hasesh me vështirësi të mëdha komunikative edhe pse je në tokë shqiptare. Banorët njohin të dyja gjuhet, por shqipen e refuzojnë.

Pikërisht kjo kronikë ka ngjallur debate në Greqi ku Star News ka bërë një kronikë kundër gazetares, madje disa media kanë kërkuar që ajo të shpallet “non grata” në vendin fqinj.

Fshatrat e Shqipërisë është një emision i cili publikohet në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube dhe jepet në Top News.

Derviciani mollë sherri mes Top Channel dhe TV Star News në Greqi. Sulmohet dhe gazetarja Agolli

Derviciani mollë sherri mes Top Channel dhe TV Star News në Greqi. Sulmohet dhe gazetarja Agolli

Posted by Për Shqipërinë që dua on Friday, January 17, 2020

 

Top Channel