Menaxheri Adrian Aliaj dhe Amir Rrahmani janë fotografuar sot para se ky i fundit të kryejë vizitat mjekësore me Napolin.

Rrahmani sot gjatë ditës pritet të nënshkruaj kontratë për 5 vitet e ardhshme me skuadrën e drejtuar nga Genaro Gattuso.

Reprezentuesi i Kosovës pas nënshkrimit do të luajë si i huazuar te Verona edhe për 6 muajt e ardhshëm.

Kurse, transferimi i tij nga Verona te Napoli, ka bërë që skuadra aktuale t’i fiton 14 milionë euro plus bonuse.

Ndërsa, kapiteni i Kosovës te Napoli pritet të fiton 1.8 milionë euro për sezon.

Top Channel