Historia e veçantë e adoleshenteve holandeze që i joshën dhe vranë nazistët

17/01/2020 12:00

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pushtimi nazist i Holandës i ktheu tri vajza adoleshente në luftëtare dhe rezistuese kundër nazistëve.

Truus Oversteegen, Freddie Oversteegen dhe Hannie Schaft do të mbesin gjithmonë në kujtesë për teknikën interesante që t’i joshnin “bashkëpunëtorët” e tyre në pyll dhe t’i ekzekutonin ata.

Fillimi i kësaj historie është kështu: Hannie ishte 19 vjeçe, Truus 16 dhe Freddie vetëm 14 vjeçe kur Gjermania naziste e okupoi Holandën më 10 maj 1940. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët e okupuan Holandën dhe i ktheu tre vajza adoleshente në luftëtare dhe rezistuese të forta.

Ende pas 80 vitesh, vajzat e tyre po e tregojnë historinë e tri adoleshenteve.

Dy motrat Freddie dh Truus Oversteegen janë rritur nga një nënë e vejë me bindje anti-fashiste.

Shoqja e tyre Hannie Schaft ishte një studente në Universitet e cila e braktisi atë pasi refuzoi të bëhet lojale ndaj Gjermanisë.

Kur okupimi filloi, vajzat u bënë së bashku dhe filluan t’i kryenin disa detyra për lulëzimin e rezistencës mirëpo shumë shpejt roli i tyre u bë më shumë aktiv duke u përfshirë në aksione direkt.

Liesbeth van der Horst, drejtoreshë e muzeut të rezistencës holandeze tha se është e jashtëzakonshme për vajzat e reja të përfshihen në rezistencën ushtarake dhe veçanërisht t’i ekzekutojnë tradhtarët siç bënë këto vajza.

Familjarët e vajzave Oversteegen thanë se rezistenca e vajzave filloi në vitin 1942 duke ekzekutuar një vajzë që besonin se donte t’i dorëzonte emrat e çifutëve të Haarlem tek shërbimi nazist i inteligjencës. Kur Freddie e pyeti për emrin e vajzës që të konfirmonte se ishte ajo e qëlloi duke e lënë të vrarë.

Duke shfrytëzuar rininë dhe pafajësinë në fytyrë ato shpikën një teknikë, karrem të veçantë që t’i dërgonin në pyll tradhtarët danez, duke i bërë të besonin se vajzat po flirtonin me ta dhe para se ata të ofroheshin për t’i puthur, ato i ekzekutonin. Por kjo nuk ishte e vetmja mënyrë. Ato i gjuajtën shumë viktima derisa po vozisnin me biçikletë dhe këtë nuk e bënin shpesh vetëm përmes flirtimit.

Mirëpo fati nuk i buzëqeshi Hannie Schfat, e cila u bë e njohur nga nazistët përmes flokëve të kuqe, e cila u kap dhe ekzekutua me 17 prill të vitit 1945 në moshën 24 vjeçe dhe vetëm 18 ditë më pas Holanda u çlirua.

Ndërsa motrat Oversteegen i mbijetuan luftës dhe jetuan gjatë, njëra deri në vitin 2016 kurse tjetra në vitin 2018.

Top Channel