Një bandë italo-shqiptare, me bazë në Itali por me shtrirje në Holandë, Gjermani, Angli e Shqipëri është shkatërruar mëngjesin e sotëm nga Antidroga italiane e Barit.

Banda në fjalë organizonte trafikun e drogës nga Evropa e Veriut drejt Italisë. Mësohet se si pasojë e operacionit policor ranë në pranga 22 shtetas italianë e shqiptarë, që akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës si dhe të armëve.

Po kështu bëhet me dijeni se krahas arrestimeve janë sekuestruar edhe 450 kilogramë kokainë e heroinë.

Top Channel