Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Kavajë/ Pronar, babai i kryetarit të bashkisë

16/01/2020 19:54
Foto ilustruese

Rreth orës 19:10 një fabrikë dyshekësh është përfshirë nga flakët në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë.

Fabrika ndodhet në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel