Video/ Profesori kërcimtar kthehet në “HIT” në internet

16/01/2020 22:16

Videoja ku shihet një profesor nga Kentucky i SHBA-ve duke kërcyer ka regjistruar një numër rekord klikimesh.

Në pamjet e bëra publike shihet profesori Craig Smith duke kërcyer në një mënyrë të mahnitshme.

Nxënësit e shkollës së mesme që u jep mësim Craig kanë mbetur të befasuar nga ky veprim i profesorit të tyre, aq sa kanë nxjerrë nga xhepat menjëherë telefonat për të regjistruar të gjithë skenën.

“Gjithmonë jam munduar të ndjek trendin. Këto lëvizje i kam bërë për të pasur raporte sa më të afërta me nxënësit”, është shprehur profesori 52-vjeçar.

Top Channel