Një vrasës serial/ Vritet 17-vjeçari, publikohet video horror teksa i copëtohet trupi

16/01/2020 16:36

“Gangsterët” që vranë një të mitur kanë shpërndarë së fundmi një video horror, ku shfaqen teksa copëtojnë trupin e viktimës.

Eshtrat e 17-vjeçarit Keane Mulready-Woods u gjetën mëngjesin e djeshëm, në bagazhin e një Volvo-je në Drumcondra, Dublin.

Aktualisht, sipas Daily Mail, policia është në përndjekje veçanërisht të një vrasësi psikopat si dhe u ka bërë thirrje njerëzve të mos e shpërndajnë videon e tmerrshme.

Detektivët mendojnë se Keane u vra si pasojë e betejave mes bandave të drogës, me bazë në Drogheda, një qytet në veri të Dublinit.

I dyshuari mendohet të jetë një 35-vjeçar nga Dublini i veriut i cilësuar si “psikopat” dhe “vrasës serial”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel