Rocky Johnson, babai i yllit të Hollivudit, Dwayne Johnson, ose siç njihet ndryshe “The Rock”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Në një deklaratë, duke njoftuar vdekjen e tij, World Wrestling Entertainment (WWE) shkruan se “shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe fansat e Johnson”.

Rocky, i cili njihej si “Soul Man”, u bë kampioni i parë i ekipeve afrikano-amerikane të WWE në 1983, një titull që ai fitoi me partnerin e tij Tony Atlas.

Pasi doli në pension në 1991, djali i tij Dwayne vazhdoi trashëgiminë e tij të mundjes – ku mori pseudonimin e tij “The Rock” – përpara se të bëhej aktor.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel