Miqësoret në tokën turke për skuadrat e kategorisë Superiore ulën siparin me dy humbje për kryeqytetasit dhe një ndalesë pa gola për Kukësin. Ky i fundit ishte autor i një prove të mirë kundër Politeknikas së Iashit, skuadër rumune e cila gjithashtu zhvilloi fazën përgatitore në Antalia.

Verilindorët ishin superiorë ndaj formacionit rumun por edhe pse krijuan më shumë raste, nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0.

Partizani humbi 2-0 me Hungarezët e Budapesht Honved, një përballje e cila regjistroi disfatën e dytë për kampionët e Shqipërisë pas asaj pak ditë më parë me Trabzonspor. Lanxafame i dha epërsinë hungarezëve ndërsa Sipf siguroi suksesin për Honved.

Edhe Tirana nuk arriti të impresiopnojë ndaj Korona Kielce duke humbur 2-1, në një 90 minutësh që gjithsesi rezervoi eksperiemnte të vlefshme për trajnerin Egbo’. Goli i kryeqytetasve ndaj rivalëve polakë erdhi nga Torasa që në minutën e 4, por bardheblutë nuk administruan dot avantazhin.

Top Channel