Raporti i përvitshëm i vendeve më të mirë për të rritur fëmijët, mund të ketë zhgënjyer shumë amerikanë: Shtetet e Bashkuara janë larg kreut të listës, të cilin e kanë pushtuar, siç po ndodh rëndom së fundi, shtetet skandinave.

Tre pozicionet e para I kanë zënë Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, dhe ky tashmë po kthehet në trend. “Këto vende kanë një leje lindjeje mjaft bujare, jo vetëm për nënat, por edhe për baballarët. Ato ofrojnë kurse parashkollore falas dhe
kanë sisteme publike arsimore shumë të mira”, thuhet në raportin e at U.S. News & World Report.

Në përgjithësi, të gjitha vendet e para të listës i kanë zënë shtete në Europë si dhe Kanadaja e Australia. Raporti analizon situatën në 73 shtete të ndryshme dhe ka vëzhguar më shumë se 20.000 vetë në Amerikën e Veriut e atë të Jugut, në Azi, Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Renditja e vendeve më të mira të vitit 2020 për të rritur fëmijët mbështetet mbi disa kritere. Ajo ndikohet nga një studim global i bazuar në perceptime dhe i liston shtetet sipas rezultateve të arritura në tetë pika: kujdesi për të drejtat e njeriut, sa miqësor konsiderohet ai vend për familjen, sa është i tillë ambienti i tij për barazinë gjinore, si qëndron në raport me lumturinë, a ka barazi të ardhurash, si e ka nivelin e sigurisë, sa të zhvilluar e ka arsimin publik dhe sistemin e kujdesit shëndetësor./ Irida Vasia /

Top Channel