Vendimi i fundit i ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku është kthyer në objekt gjykimi këtu në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Dy ish nën kryetarët e shkarkuar nga Kajmaku kanë paditur Bashkinë Vlorë si dhe zëvendësuesin e tyre Gentian Picari , duke kërkuar rikthimin në detyrë.

Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj, të cilët e mbajtën këtë detyrë aq sa qëndroi në detyrë edhe kryebashkiaku Kajmaku i kërkojnë gjithashtu gjyqtarit amdinistrativ Erarbër Madhi që shkarkoj nga detyra njeriun që i zëvendësoi ata, me urdhër të Kajmakut, Gentian Picarin. Me këtë argument dy paditësit kërkojnë konstatimin e pavlefshmërisë absolute të urdhërit të Kajmakut, datë 31 tetor, që emëron në detyrën e zëvendës kryetarit të bashkisë, Gentjan Picarin. Dy ish zëvendës kryetarët kërkojnë gjithashtu edhe shfuqizimin e çdo akti të nënshkruar nga Picari i cili gjendet në këtë detyrë që prej datës 1 nëntor, pikërisht prej datës kur KQZ e shkarkoi nga detyra.

Ndërkohë, ish kryetari i bashkisë vazhdon të jetë në kërkim për llogari të hetimeve të prokurorisë. Ndërsa, gjykata ka vendosur një masë sigurimi personal arrest me burg në mungesë që ende nuk po ekzekutohet nga policia.

Gjatë kësaj kohe, avokati i ish kryebashkiakut këmbëngul parregullsi të hetimeve të kryera ndaj Kajmakut nën hetim për falsifikim dokumentash sa kohë nuk deklaroi në formularët e dekriminalizimit një dënim në Greqi. Njëkohësisht prokuroria e dyshon Kajmakun edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se sipas hetimeve të prokurorisë Kajmaku ka shkarkoi dy nënkryetarët ditën kur KQZ i ndërpreu mandatin. Por ky version i prokurorisë kundërshtohet nga ish kryebashkiaku që kërkon ndryshim të masës së sigurisë që do të shqyrtohet në datën 28 janar./ Anila Hoxha /

Top Channel