Haradinaj përkujton Skënderbeun: Sfidoi superfuqitë e kohës, lum shqiptarët që e kishin

16/01/2020 17:17

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Heroin Kombëtar, Skënderbeun, duke vlerësuar lart figurën e tij.

Haradinaj thotë se Skënderbeu ishte gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës dhe është frymëzim për secilin që ndihet shqiptar.

“Me 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar. Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri. Lum shqiptarët që e kishin. Lavdi e përjetshme”, shkruan Haradinaj.

Top Channel