“Air Albania” hap dyert për një tjetër ndeshje të madhe të Kategorisë Superiore. Pas derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana, në impiantin modern, që u përuruar nëntorin e kaluar me Shqipëri-Francë do të zhvillohet edhe Kukësi-Partizani, në kuadër të javës së 19-të, e para për fazën e tretë.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Kukësit nëpërmjet një njoftimi në Instagram.

“FK Kukësi ka arritur të gjejë një akordin me Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshja kundër FK Partizanit të luhet në “Air Albania Stadium”. Informacionet për çmimin e biletave dhe të tjera do të jepen në ditët në vijim!”

Top Channel