Politano pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Romës.

Në mediat italiane është përfolur shumë rreth një shkëmbimi të mundshëm mes Interit dhe Milanit për Politanon, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, transmeton KosovaPress.

Sipas mediave italiane Politano tani do të shkëmbehet me Spinazzolën e Romës, dhe kjo tashmë thuhet të jetë zyrtare.

Politano është rritur në klubin e Romës, ku nuk ka arritur të bëjë debutimin e tij në ekipin e parë.

Pasi mbërriti në qytet Politano është nisur drejt Villa Stuar aty ku do ti kryejë vizitat mjekësore.

Top Channel