Britania goditet nga stuhia e egër. Dallgë 10 metra mbi restorantin plot me njerëz

15/01/2020 16:27
Në Oliver's On The Beach në Southend, Essex, dallget 10 metra te larta perplasen ne xhamat e nje restoranti ne ane te detit, ndersa klientet jane duke ngrene mengjesin.

Dëshmitarët kanë kapur momentin kur një dallgë gjigande është përplasur mbi një restorant të vogël në anë të detit në Britani. Njerëzit vijojnë të hanë sanduicet e tyre ndërsa jashtë era shkoi me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.

Në Britani moti i keq dhe erërat me shpejtësi mbi 80 kilomëtra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shtëpive në qytet u janë shkulur çatitë që kanë rënë në rrugë.
Agjensitë e emergjencave kanë marrë më mijëra kërkesa për ndihmë nga persona të mbetur të bllokuar në rrugë apo me banesa të dëmtuara.
Pasojat e motit të keq janë rregjistruar në këto foto:

FOTO GALERI
1/29

Top Channel