176 viktima/ Irani arreston personin që filmoi momentin kur raketa godet avionin ukrainas

15/01/2020 11:15

Irani thotë se ka arrestuar personin që ka filmuar pamjet që tregojnë se një aeroplani i pasagjerëve ukrainas është qëlluar nga një raketë.

Besohet se personi i ndaluar do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare.

Fluturimi PS752 u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani të mërkurën e kaluar, duke lënë 176 viktima dhe asnjë të mbijetuar.

Irani ka thënë se u rrëzua aksidentalisht dhe njoftoi arrestimin e disa personave për incidentin.

Presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i rastit do të mbikëqyrej nga një “gjykatë speciale”.

“Ky nuk do të jetë një rast i rregullt dhe i zakonshëm. E gjithë bota do të vëzhgojë këtë gjykatë,” tha ai në një fjalim.

Top Channel