Vritet 21 vjeçarja, “koka” e një karteli të fuqishëm droge

14/01/2020 11:29

Udhëheqësja 21-vjeçare e një karteli famëkeq meksikan është vrarë në një sulm me policët dhe ushtrinë meksikane.

Maria Guadalupe Lopez Esquivel, e njohur ndryshe si ‘La Catrina’, u fotografua pasi mori një plumb vdekjeprurës në qafë pas shkëmbimit të zjarrit.

‘La Catrina’ dyshohej se ishte një nga figurat kryesore të Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco dhe ishte e njohur për shfaqjen e saj dhe armëve të rrezikshme në media sociale.

Ajo drejtoi një ekip kriminal që kryen një pritë ndaj policëve të shtetit më 14 tetor 2019 në komunën e Aguililla në shtetin Michoacan.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel