Tortë, lule dhe puthje në buzë… Aktori i njohur surprizon të shoqen në emision

14/01/2020 18:21

Aktori i njohur Genti Kame ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkë me bashkëshorten e tij, ish-konteshën franceze, nga ku treguan historinë e tyre të bukur të dashurisë.

Mirëpo kjo intervistë u zhvillua në një ditë mjaft të rëndësishme për Yolaine, pikërisht në 42 vjetorin e saj të lindjes.

Një tortë dhe një buqetë me lule, shoqëruar me këngën “Happy Birthday” surprizuan Yolaine, e cila u emocionua dhe shkëmbeu puthje e deklarata dashurie me të shoqin.

Top Channel