Top Story i kushton rëndësi të madhe fjalëve të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe, pa përjashtuar edhe kuptimin që ato kanë në shqip." /> Top Story i kushton rëndësi të madhe fjalëve të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe, pa përjashtuar edhe kuptimin që ato kanë në shqip.">

Top Story i kushton rëndësi të madhe fjalëve të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe, pa përjashtuar edhe kuptimin që ato kanë në shqip.

Në vend të fjalës “abonim” kemi fjalën “pajtim”. Fjala “abrogoj”, mund të thuhet “shfuqizoj”. Fjalës Angleze “aprovoj”, i përgjigjet fjala shqipe “miratoj”. “Avangardë”, mund të thuhet “pararojë”. Fjala “brutal” mund të thuhet “i vrazhdë”. “Definitiv”, është fjala “përfundimtar”. “Deçiziv”, mund të thuhet “vendimtar”. “Risërç” ka përballë fjalën shqipe “kërkim”. Fjala “Ad-hok”, mund të zëvendësohet me fjalën “i posaçëm”.

Duket qartë që këto fjala të huaja nuk kanë qenë aspak të nevojshme të huazoheshin nga jashtë. Sepse gjuha shqipe ka fjalët e veta për këto terma. Këto janë më shumë fjalë që kanë hyrë në institucione dhe të folurën zyrtare. Ndërsa fjalë të tjera akoma më të panevojshme kanë hyrë në të folurën shoqërore.

Kështu ne nuk themi më “fundjavë”, por themi “uikend”. Nuk themi “shfaqe”, por themi “shou”. Nuk themi “Markë”, por themi “brand”. Nuk themi “publik”, por themi “audiencë”. Nuk themi “sfond”, por themi “background”. Nuk themi “para në dorë”, por themi “cash”. Nuk themi “e drejtë autori”, por themi “copyright”. Nuk themi “ekran”, por themi “screen”. Nuk themi “thashetheme”, por themi “gossip”.

Të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë rëndom fjalën siguracion. Siguracioni i makinës, i shtëpisë ose i shëndetit. Por kjo fjalë nuk është shqip. Ajo është italisht.

Ndërkohë në kushtetutë thuhet që gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është Shqipja.

Nëse i hedh një sy faqes zyrtare në internet të institucioneve më të larta të shtetit shikon që edhe aty përdoren fjalë të huaja. Në faqen e Kuvendit gjejmë një dritare që titullohet Njuzletër. E përkthyer në shqip ajo do të ishte këndi I njoftimeve. Ose të rejat e fundit. Por Kuvendi, institucioni më i lartë kushtetues ka zgjedhur ta shkruaj Anglisht.

Ndërsa në faqen e Kryeministrisë gjejmë fjalën Njuzrum. Një fjalë 100 % Anglisht që në shqip përkthehet dhoma e lajmit. Nëse e përkthejmë ajo mund të shkruhej thjeshtë këndi i medias.

Top Channel