Kosta Çavo jeton në fshatin Vriserá të Dropullit të Sipërm aty ku 80% e popullsisë gjendet në emigracion.

Prej disa dekadash ai grumbullon në banesë objekte të trashëgimisë materiale të zonës. Të gjitha objektet kanë nga një histori. Kosta ruan dhe mirëmban parmendën e gjyshit, djepin e familjes apo magjen e bukës që ai thotë se ka ushqyer shumë breza.

Më i veçanti mes 200 objekteve që koleksionohen në këtë banesë është zinxhiri i ndëshkimit me të cilin mbaheshin të lidhur shekuj më parë të sëmurët mendorë, dhe është gjetur në manastirin e Pèpelit.

Një pjesë e objekteve janë gjetur të braktisura në bodrumet e shtëpive të Dropullit. Shumë njerëz në përpjekje për të rinovuar banesat kanë zhbërë gjithë çka trashëguan nga familjet , që nga objektet e deri tek kostumet popullore të traditës.

Sipas Kostës, kjo pasuri është dëshmi e jetës, traditës dhe dijeve në Dropull ndaj nuk i përket vetëm familjes së tij por do ti shërbejnë njohjes së etnografisë në të ardhmen e për këtë, objektet meritojnë një vend të denjë ekspozimi.

Top Channel