Kërçiku: jam mirë te Partizani/ Flet nga Antalia, futbollisti që qëndroi vetëm dy ditë te Bylis

14/01/2020 16:04

Një nga transferimet që trazoi jo pak ujrat në kampionatin shqiptar ishte padyshim ai i Dorian Kercikut tek Partizani.

Pjese e klubit të Tiranës deri ne muajin dhjetor e më pas provoi te niste një aventurë tek Bylis ku pas vetëm 2 ditëve nga grumbullimi me ta u largua për t’ju drejtuar Antayas, por jo për tek Tirana por në hotelin ngjitur ku qëndron i grumbulluar ekipi I Partizanit në këtë faze përgatitore.

Duke refuzuar në mënyrë kategorike të flasi për gjithçka ndodhi, Kerçiku tregoi për Top Channel emocionet e para me fanelen e kuqe dhe komentet e ish shokëve të skuadrës tek Tirana.

“Ndihem shumë mirë sepse realisht më kanë pritur mjaft mirë. Kaloj kohë me të gjithë këtu por pak më tepër me Trashin dhe Telushin. Disa prej futbollistëve të Tiranës më kanë uruar me mesazhe për zgjedhjen që bëra duke u bërë pjesë e partizanit”, shprehet Dorian Kërçiku – Futbollist i Partizanit

Në vijim futbollisti u ndal tek objektivat që ka me Partizanin dhe bisedat që ka pasur me trajnerin Sormani që ditën kur u bë pjesë e klubit kampion.

“Dua të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë jo vetëm titullin por edhe kupën e Shqipërisë. Kam folur me trajnerin Sormani mbi gjithçka, mbi të gjitha mbi gjëndjen time fizike dhe më ka këshilluar të vijoj të stërvitem shumë për të arritur formën e duhur”, shton më tej Kërçiku.

Top Channel