Fatbardh Plaku, ish kryetar i komunes Farkë Tiranë

Policia ka nisur egzekutimin e urdhërave të arrestimit për 24 persona. Urdhërat kanë dalë si pjesë e hetimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Në kërkim janë kryekomunarët e Kasharit, Besnik Fuçia dhe ai i Farkës, Fatbardh Plaku.

Ndërkohë që të arrestuar janë edhe ndërtues si Vjollca Hoxholli, por edhe ndërtues dhe kolaudues. Pas dëmtimeve që pësuan pallatet në zonën e Kombinatit, Kasharit, Komuna e Parisit, Liqeni i Thatë dhe Porcelan.
Emrat e personave në kërkim:
1-Fatbardh Plaku
2-Merita Kushi
3-Bukurije Halili
4-Ali Syrmishi
5-Vjollca Hoxholli
6-Anila Harxhi
7-Gerti Çalliku
8-Jani Ikonomi
9-Qirjako Gjergo
10-Sherbet Shehi
11-Naim Shehi
12-Luan Beta
13-Ermir Cina
14-Stela Maze
15-Besnik Fuçia
16-Gëzim Shkalla
17-Adhurim Qehajaj
18-Zhaneta Tagani
19-Pellumb Fortuzi kapur
20-Xhevahir Doda kapur
21-Reis Muca
22-Hekri Disha
23-Agim Eski
24-Faik Fejzo
Në Tiranë u dëmtuan rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi nga tërmeti I 26 nëntorit. Dëmtime pati edhe nga tërmeti i 21 Shtatorit. Por për shumë pallate të dëmtuara rëndë, Prokuroria mendon se përgjegjësia nuk është vetëm e tërmetit. Akuza e kryeqytetit ka bashkuar në një të vetme dosjet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonat e Komunës së Parisit, Kombinat, Yzberisht, Porcelan dhe Vorë dhe ku një sërë firmash ndërtimi, inxhiniere dhe kolaudues jane vendosur nen hetim. Në këto hetime janë angazhuar edhe eksperte nga fusha e inxhinierisë.

Top Channel