Skandal/ Tenisti serb, Djokoviç: “Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”

13/01/2020 22:29

Pas fitores ne Asutralia Open, tenisti Djokovic ka zbuluar nje ane te erret te tij, nacionalizimin e eger serb.

Në Australi po zhvillohet turneu ATP Cup, e cila u fitua nga serbët. Pas fitores ata shikohen duke kënduar këngë nacionaliste, me në krye të grupit të tyre tenistin e njohur botëror Novak Djokoviç. Tenisti në momentin që po xhironte videon transmeton në ekranin e vogël të smartphon-it të tij edhe tre gishtat simbol të masakrave serbëve, ndërsa publikuan edhe video me këngë nacionaliste për Kosovën.

Ajo që bien në sy ishin vargjet e këngës “nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”. Por skandali nuk përfshinë vetëm Kosovë por edhe një vend tjetër ballkanik, Bosnjën. Edhe ndaj Bosnjës u përdor e njëjta metodë si edhe për Kosovën duke kënduar një këngë të përdorur nga nazistët.

Top Channel