Një oficer policie nënkomisar me inicalet E.Petova ka dalë në përgjime se ka njohje me një person të akuzuar për përdhunim dhe që nuk e ka ndaluar.

Prokurori ka kërkuar burg për oficerin e policisë i ishte ishte pjesë e një hetimi për ndërtimet pa leje në zonën e qarkut të Durrësit. Por ndërkohë janë zbuluar edhe krime të tjera të kryera nga punonjës policie. Sipas një dokumenti të prokurorisë së Durrësit, raportohet se më 5 Nëntor të vitit 2019 nga ana e specialistit të krimeve N/Komisar E.Petova janë rteferuar materialet në Prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë në Durrës për shtetasin S.H banues në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës me arsim 8 vjecar, i papunë sepse më datë 3 Nëntor 2019 ka bërë kallzim një grua se në mesin e muajit Qershor 2019 në fshatin Rrotull gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet kanë kryer marrdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale “marrdhënie seksuale me dhunë me të rritur”. Ky shtetas është shpallur në kërkim më 5 Nëntor. Specialisti i krimeve ka raportuar se ka vajtur për kontroll tek banesa e shtetasit S.H në Rrotull dhe nuk e ka gjetur atë në banesë. Më datë 6 Nëntor dhe 8 Nëntor nga bisedat telefonike me personin në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në djeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer veprime proceduriale. Më pas nën drejtimin e prokurorit u kërkua të kryhen veprime proceduriale për të provuar faktin por për shkak të njohjes dhe marrdhënies së OPGJ dhe të dyshuarit S.H, nuk pati rezultat për ta provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka djeni edhe punonjësi tjetër i policisë P.N.
Ndërkohë prokurori ka verifikuar edhe një rast tjetër për këtë punonjës policie, gjhatë së cilit ai nuk ka kryer detyrën në rastin e një vjedhje dyqani në fshatin Rrotull.

Top Channel