Nuk janë vetëm emigrantët shqiptarë ata të cilët u kthyen në atdhe për të kremtuar ndërrimin e viteve.

Italiani Xhuzepe Mara zgjodhi Shqipërinë për të pritur ardhjen e 2020. Ai është me origjinë shqiptare dhe për të ishte hera e parë ta kalonte ndërrimin e viteve mes miqve të tij të shumtë shqiptarë.

Ky është Johani nga Belgjika. Edhe ai zgjodhi Shqipërinë për të festuar.

“Në datat 30 dhe 31 isha në Tiranë bashkë me familjet e shokëve të mi. Ne patëm një darkë me plot ushqime e verë të cilat nuk mbaronin kurrë. Më pas pamë spektaklin e fishekzjarrëve në sheshin e Tiranës. Ajo që e bëri të veçantë ndërrimin e viteve në Shqipëri ishin njerëzit. Kjo ishte e veçanta pasi ia kalova i rrethuar nga shumë miq. Jam i lumtur që isha me ta dhe bëra këtë zgjedhje për festuar fillim vitin në Shqipëri. I uroj shqiptarëve një 2020 plot shëndet me ëndrra të realizuara”, shprehet Johan.

Top Channel