Ata që kanë qenë në moshë të mjaftueshme për të parë TV në vitet ’90, duhet ta mbajnë mend serialin e famshëm “Na Shpëtoi Zilja”, i cili korri sukses që në vitet 1980, në të gjithë botën, e deri në fillim-vitet ’90.

Gjashtë gjimnazistët e këtij seriali mund të jenë personazhet e parë të kësaj moshe që pushtuan edhe zemrat e të rinjve shqiptarë, të sapo-dalë nga sistemi komunist dhe që ishin të etur për shfaqje të tilla. Fillimisht, shqiptarët mundën ta ndjekin këtë serial vetëm te kanalet e huaja që sapo kishin nisur të lejohen në Shqipëri, në fillim-vitet ’90, por më pas u transmetua edhe nga kanalet shqiptare.

Në SHBA, “Saved by the bell”, (Na shpëtoi zilja), është quajtur si një prej 20 serialeve më të mirë në histori, dhe është krijuar nga Disney Channel.

Por si duken sot Zaku, Skriçi, Slejteri, Kelli, Xhesi dhe Liza? Famtirësisht, koha duket se është treguar bujare me secilin prej tyre.

FOTO GALERI
1/18
DENNIS HASKINS, DREJTORI BELDING

Top Channel