Olen Cezari jep deklaratën e fortë për Enver Hoxhën në “Shiko kush LUAN”

28/12/2019 23:11

Violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Çezari përcjell nota mbresëlënëse për të apasionuarit pas muzikës në koncerte por dhe në vende që jo kushdo mundet të shkojë. E kemi fjalën për mrekullitë e botës të cilat Oleni jo vetëm që ka shkuar por dhe performuar në to, rasti që të gjithë mbajmë mend ishte sipër “Statujës së Krishtit” në Brazil.

Këtë të shtunë Oleni ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan” ku përmes lojërave tregoi më shumë për projektet më të fundit të tij. Mirëpo gjatë lojës “Ndaje ose haje” Olenit iu bë pyetja se cilët nga artistët nuk e meriton famën që ka arritur. Violinisti dha një përgjigje shumë surprizuese duke thënë emrin e ish-diktatorit: “Enver Hoxha”.

Top Channel