Në punë për pushime/ Berat, studentët që tërheqin pushuesit me verë dhe gështenja

28/12/2019 20:45

Janë me pushimet e festave, por disa të rinj studente nga Berati kanë vendosur që këto ditë të mos i kalojnë kot. Në prag të festave të fundvitit, këta të rinj kanë menduar që ta mbajnë atmosferën e ndezur duke tregtuar verë të nxehtë të prodhuar në mënyrë artizanale dhe gështenja të ngrohura në prush për banoret dhe turistet e Beratit.

Leonidha, që ndjek studimet për biznes thotë se është bukur të punosh teksa je me pushime. Ai thotë se preferoi të rrinte dhe punonte më miqtë në qytetin e tij sesa të shkonte jashtë.

Ndërsa Bona thotë se ishin shumë entuziastë për idenë e tyre të cilën e vunë në jetë duke shtuar atmosferën festive në Berat. Në vend të një spektakli, ata menduan të ofronin buzë zjarrit më shumë dashuri vere të ngrohtë e gështenja.

Një tjetër student në grupin e të rinjve, është Anxhelo që vijon masterin e juridikut. Ai thotë se nuk ishte vështirë të mësonte këtë punë, dhe e konsideron atë një nga.

Top Channel