Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët po drejtonin automjetin pa leje drejtimi përkatëse.

Një 18 vjeçar është arrestuar në flagrancë në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës. Në pranga ra shtetasi me iniciale K.M 18 vjeç banues në Vlorë.

Gjithashtu për drejtimin e automjetit pa leje drejtimi përkatëse është arrestuar nga policia edhe shtetasi me iniciale E.A 31 vjeç., banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi u kap duke drejtuar.

Top Channel