Një 45 vjeçar është gjetur i pajetë pranë lokalit të tij në fshatin Mborje të Korçës.

Viktima është Flamur Duçi Për ngjarjen e rëndë policia u njoftua rreth orës 07:15. Mësohet se viktimës i është gjetur plagë në trup, dyshohet me mjet prerës, ndërsa ka edhe djegie në pjesën e sipërme të trupit.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ja njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel