Basketboll/Kosove/Sfida interesante për Kupë tek meshkujt

17/12/2019 12:41

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Përballja e parë do të jetë sonte ndërmjet Megasport dhe Kerasan Prishtinës.

Ndërkohë, të mërkurën, Golden Eagle Ylli B do të ndeshet me Prishtinën e Re.

Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen të enjten, ku do të përballen Vushtrria me Lipjanin dhe Vëllaznimi me Dritën.

Më pas do të zhvillohet edhe një xhiro, ku do të përcaktohen tetë skuadrat që do të luajnë në ‘Final 8’.

Xhiro 3

E martë

20:30 Megasport – Kerasan Prishtina

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli B – Prishtina e Re

E enjte

19:15 Vushtrria – Lipjani

20:00 Vëllaznimi – Drita

Top Channel