Vullkani në Zelandën e Re/ Shkon në 16 numri i viktimave, 2 të tjerë ende të zhdukur

15/12/2019 09:59

Shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re më 9 dhjetor e ka shpënë numrin e viktimave në 16, ndërkohë që dy persona rezultojnë të zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë rreth tyre.

Mësohet se njëri prej viktimave ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e sotëm. Të paktën 20 persona të tjera janë duke marrë shërbime mjekësore si pasojë e djegieve nga shpërthimi.

Ndërkohë policia e Zelandës ka ndaluar operacionin e shpëtimit për 2 persona të mbetur në White-Island, pasi nuk arritën t’i lokalizonin.

Forcat ushtarake dhe zhytësit po vazhdojnë ende kërkimin në ujërat rreth ishullit, ndërkohë që prej të hënës nuk ka pasur aktivitet vullkanik me pasoja serioze. Zelanda e Re ka 12 vullkane të shtrirë përgjatë pllakave tektonike të Australisë dhe Paqësorit, nga të cilët ai i White-Island është aktualisht më aktivi.

 

Top Channel