Video dhe imazhe të shumta, të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale pasqyrojnë forcën dhe dhunën e tërmetit me magnitudë 6.8, që goditi Filipinet mëngjesin e sotëm.

Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) raporton se lëkundjet sizmike ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.

Aktualisht nuk flitet për asnjë viktime, ndërkohë që pamjet e përmbledhura tregojnë kaosin e shkaktuar nga lëkundjet sizmike.

Top Channel