Përmeti prezantoi në një ceremoni të veçantë 15 mënyra për të gatuar salcën e famshme të shakullit.

Shijet e reja nuk zëvendësojnë kombinimin klasik të saj me kulaç por pasurojnë shijen dhe nxisin kreativitetin për ta përfshirë një prej produkteve më autentike të zonës në receta të reja. Shefat e disa restoranteve në Përmet dhe rrethina prezantuan deri edhe embëlsira, ku merrte pjesë salca e shakullit. Tradita e realizimit të salcës brenda lëkurës së deles po rizgjohet prej kërkesës turistike.

Arbëri që e ka mirëpritur eventin në mjediset e hotelit të tij tradicional thotë se turizmi në të ardhmen do të lidhet me eksperiencat. Klientët duan ta shohin dhe ta jetojnë traditën. Njohësit e turizmit e shohin zgjimin e elementëve të traditës jo vetëm në kulinari si bazë për oferta turistike në të ardhmen.

Salca e shakullit , një prej produkteve më të çmuara të shijes në Përmet synon të kthehet së shpejti në “presidio slow food”, një markë botërore e vlerësimit të ushqimit, ku tashmë është përfshirë glikoja e arrës.

 

Top Channel