Përpara hotelit me 5 yje! Grabitje me armë në Buenos Aires; babai ndërron jetë, i biri plagoset

15/12/2019 11:04

Një burrë ka mbetur i vrarë e ndërsa djali i tij është plagosur gjatë një grabitjeje me armë, përpara një hoteli me 5 yje në Buenos Aires.

Mësohet se babai u qëllua në gjoks e ndërsa i biri, 28 vjeç, në kofshë; ku ndonëse u dërguan me shpejtësi në spital, turisti 50-vjeçari nuk mundi dot të shpëtonte gjallë.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ku nisur nga pamjet e ofruara përmes kamerave të sigurisë shihet se si turistëve britanike u afrohen të paktën dy burra me motoçikletë, të shoqëruar edhe nga një automjet tjetër. Burrat dalin nga një fugon i bardhë përpara Faena Art Hotel, një zonë e njohur për turistët e shumtë.

Teksa shtetasit britanikë u rezistuan përpjekjeve të hajdutëve për të vjedhur bagazhet, u përballën me një breshëri plumbash.

Autorët mundën të largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe policia ende është në kërkim të tyre.

 

Top Channel