Askush nuk e di pse! Misteri i luftanijes më të madhe në botë që u fundos pas 20 minutave të udhëtimit të parë

15/12/2019 10:23

E konsideruar si luftanija më e madhe dhe e rëndësishme e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të pare në 1628-tën.

Gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di arsyen e një fatkeqësie të tilla. Anija suedeze 68 metra e gjatë, e pajisur 64 topa me gjyle, shihej si një mrekulli, jo vetëm për nga funksioni, por edhe estetika. Por ditët e lavdishme të ndërtimit të saj, morën fund brenda 20 minutash dhe pa asnjë armik në afërsi: Vasa e përballoi shkulmin e parë të erës, por u fundos tek i dyti.

Ajo qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët e zbuluan e që prej atij momenti, është shndërruar në një prej objekteve më të vizituara në të gjithë Skandinavinë. Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare. Pas fundosjes së papritur, një verifikim tregoi se anija ishte e paqëndrueshme – por shkaqet përse, edhe sot janë ende në diskutim.

Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabim, ndërsa të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes nuk ishte ishte shpërndarë në mënyrën e duhur. Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet e drurit. Kur u nxorr në sipërfaqe, ekspertët panë se një pjesë e mirë e drurit origjinal të sak ishte i paprekur, çka e bën anijen e shekullit të 17-të të ruajtur më mirë në botë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel