Mëngjesin e sotëm, në Moncalvo të Italisë ka humbur jetën një burrë 53-vjeçar me origjinë shqiptare.

Dy automjete, përkatësisht një Audi dhe një Punto u përplasën me njëra-tjetrën nga ku drejtuesi i mjetit të dytë gjeti vdekjen e menjëhershme. Thuhet se viktima Telo Kurti ishte me profesion murator dhe prej vitesh banonte në Otiglio.

I ndjeri jetonte së bashku me gruan e tij Ismeten dhe fëmijët Fatima dhe Andi, që javën e shkuar kanë marrë nënshtetësinë italiane. Aksidenti ndodhi në Valle San Giovanni, në rrugën shtetërore që shkon nga Moncalvo për në Casale.

Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë ose bllokimi i rrugës.

Top Channel