Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në hyrje të Pogradecit.

Një mjet ka përplasur një biçikletë, nga ku mësohet se drejtuesi i biçikletës, rreth moshës 50-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.

Informacionet paraprake bëjnë me dijeni se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po zbardh shkaqet e aksidentit.

Top Channel