Tre vite pas publikimit të këngës “Simpatia” nga Dhurata Dora dhe Lumi B, Edona Llalloshi jep mendimin e saj

14/12/2019 22:58

Ju kishte marrë malli për Edona Llalloshin? Epo “Shiko kush LUAN” është çdo mbrëmje të së shtunës në Top Channel edhe për të na shuar nostalgjitë me personazhe që edhe pse kalojnë vitet mbeten të preferuarit e publikut.

E këndshme, me energji dhe me buzëqeshjen që e karakterizon, në sfidën me vëllain e saj, zbuluam diçka që ka lidhje me këngën e famshme të Edonës, “Simpatia”.

Ajo dhe i vëllai Miloti pohuan se versioni i Dhurata Dorës dhe Lumi B i ka pëlqyer shumë Edonës.

Megjithatë në lojën e fundit “Ndaje ose Haje”, ajo nuk ka ngurruar të japë mendimin e saj të sinqertë: “Më pëlqen shumë si remake” – u përgjigj ajo teksa shtoi se sigurisht versioni origjinal (i saj) i pëlqen më tepër dhe është më i mirë.

Origiinal apo “remake” pak rëndësi ka. “Simpatia” mbetet ndër më të preferuarat e muzikës shqiptare!

Top Channel