Ka filluar takimi i radhës mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje të arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse.

Dy liderët partiak bashkë me vartësit e tyre janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku do të zhvillojnë diskutimet.

Kjo është dita e dytë me radhë ku po takohen liderët e VV-së dhe LDK-së, teksa në orët e hershme të ditës sotme dy partitë kanë mbledhur kryesitë partiake për t’i njoftuar mbi rrjedhën e negociatave.

Në VV u shprehën të qartë se ajo që po bën bllokada është LDK duke kërkuar postin e presidentit

Top Channel